Mancini i zhgënjyer me barazimin

dardanmiftari | Monday, September 19, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, është ndarë i zhgënjyer me ekipin e tij pasi edhe pse ata kishin dy gola avantazh lejuan Fulhamin të barazojë.
Ekipi i Mancinit ishte impresiv për shumicën e ndeshjes, megjithatë nuk arriti të ruajë avantazhin pasi Bobby Zamora dhe Danny Murphy shënuan në pjesën e dytë për të neutralizuar dy golat e Sergio Aguero.

“Mendoj se kjo do të jetë një mësim për ne. Ne luajtëm mirë për 60 minuta dhe shënuam vetëm dy gola, ky është problemi për ne. Fulhami, për 10-15 minuta luajti mirë dhe shënoi golin e parë. Nuk jam i zemëruar, jam i zhgënjyer pasi ne pranuan gola në mënyrë trashanike”.

“Munda të bëj vetëm dy ndryshime, një mbrojtës ose sulmues, pasi nuk kishim mesfushorë [në stol] pasi James [Milner] ka një lëndim, De Jong ka lëndim”, ka thënë Mancini për Sky Sports.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...