AVB: Mund të luftojmë për titull

dardanmiftari | Monday, September 19, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, beson se ekipi i tij dëshmoi se mund të garojë për titullin e Ligës Premier këtë sezon, pavarësisht se pësuan disfatë 3-1 ndaj Manchester United.
Blutë u tronditën në ndeshjen e djeshme pasi United kaloi në epërsi 3-0 në pjesë të parë falë golave nga Chris Smalling, Nani dhe Wayne Rooney, para se Fernando Torres të ngushtojë disavantazhin me të filluar pjesa e dytë.

“Mendoj se ne treguam se jemi në nivel të kampionëve. Ne do të jemi aty lart duke garuar për titull dhe jam krenar që Sir Alex konfirmoi këtë opinion. Manchester United janë në një pozitë të mirë tash por është shumë herët. Asgjë çfarë ndodh tash nuk do të vendosë tabelën në fund. Pesë kandidatë janë aty dhe gjithçka mund të ndodhë”.

“Për momentin ne jemi pesë pikë prapa United, por Liga Premier është shumë e paparashikueshme. Ne gjithmonë e konsiderojmë veten si kandidatë për titull. Më e rëndësishme është të besojmë në mënyrën me të cilën luajmë. Mendoj se ne krijuam shumë shanse dhe u përpoqëm të sulmojmë sa më shumë që mundemi”, ka thënë Villas-Boas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...