Ramos: Të gjithë jemi fajtorë

dardanmiftari | Monday, September 19, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka refuzuar të bëjë me gisht kah Sami Khedira si fajtor kryesor për disfatën 1-0 nga Levante.
Reali mbeti me 10 lojtarë pak para fundit të pjesës së parë pasi Khedira u dërgua jashtë loje me kartonin e dytë të verdhë, ndërsa Arouna Kone në pjesë të dytë arriti të shënojë golin e fitores. Por Ramos nuk mendon se Khedira ishte i vetmi fajtor për disfatën.

“Kjo ishte një ndeshje e vështirë, ishte turp pasi ne do të dëshironim të kishim marrë të tre pikët. Të jesh me një lojtar më pak, kjo i lejon kundërshtarit të krijojë mundësi, por kjo nuk është arsyetim dhe ne nuk duhet të fokusohemi në një lojtar, ne jemi të gjithë fajtorë”, ka thënë Ramos për AS.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...