Redknapp: Dominuam plotësisht Liverpoolin

dardanmiftari | Monday, September 19, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Tottenhamit, Harry Redknapp, është më se i kënaqur pasi ka parë ekipin e tij të dominojë në fitoren 4-0 ndaj Liverpoolit.
Liverpooli nuk ishte në formë të mirë derisa Spursat shpërthyen, së pari duke shënuar me anë të Luka Modric pas vetëm shtatë minutash lojë, ndërsa shënuan edhe tre gola të tjerë në pjesë të dytë, kur Redsat luanin me nëntë lojtarë pas përjashtimit të Charlie Adam dhe Martin Skrtel.

“Ata nuk mund të jetonin me ne në 30 minutat e para. Mendoj se ne luajtëm futboll fantastik. Ne absolutisht dominuam, lëvizëm topin shpejt dhe shënuam golin, por mendoj se mund të kishim qenë dy ose tre gola avantazh në atë moment”, ka thënë Redknapp.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...