Mourinho: Sezoni i kaluar, më i miri

dardanmiftari | Friday, September 09, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho ka vijuar me deklaratat e tij kontraverse, duke thënë se sezoni i kaluar në La Liga për të ishte më i miri në karrierë.
Portugezi dështoi të fitonte titullin e kampionit të Spanjës për herë të parë në debutim me ndonjë skuadër, pasi këtë e bëri me Chelsean dhe Interin. Ai po në atë sezon që e quan si më të mirin e karrierës e pësoi dhe humbjen më të rëndë në karrierën e tij, 5-0 nga Barcelona.

“Ata që thonë se ishte sezoni i parë që nuk fitova titull në debutim, kanë të drejtë, por ishte sezoni më i mirë për mua në karrierë. Ishte sezoni në të cilin fitova më shumë pikë, fitova më shumë ndeshje dhe shënova më shumë gola. Ishte sezon shumë, shumë, shumë i mirë”.

“Realiteti është se ishim në vendin e dytë, e fituam kupën dhe shkuam në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Kështu mbaroi mirë ai sezon, mirë pasi ishte i pari”, deklaroi Mourinho.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...