Santosi, kontratë të re Neymarit

dardanmiftari | Friday, September 09, 2011 | 0 Komente

Presidenti i Santosit, Luis Ribeiro thotë se ai do të tentojë që të shmangë interesimin për Neymar duke ia ofruar 19 vjeçarit një kontratë të re.
Ishte raportuar se Barcelona ka dërguar agjentët e vet në Brazil për të finalizuar marrëveshjen me talentin brazilian. Por, është presidenti i klubit brazilian Santos ai që ka premtuar rinovimin e lojtarit.

“Unë nuk mund të jap detajet e kontratës së re. Unë nuk do t’i zbuloj ato. Ne duam që ai të qëndrojë këtu dhe po bëjmë më të mirën që kjo të ndodhë. Nëse një ditë ai dëshiron të largohet, unë do ta respektoj këtë”, potencoi Ribeiro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...