Mposhtet sërish Shqipëria
Pas humbjes nga Franca në Tiranë, përfaqësuesja e Shqipërisë është mposhtur sërish, kësaj radhe nga skuadra inferiore, Luksemburg.
Kombëtarja kuqezi asnjëherë më parë nuk kishte humbur nga kundërshtari i të martës mbrëma, ndërsa kësaj radhe dështoi me rezultat 2-1.
Gilles Bettmer ia solli epërsinë skuadrës së tij (27’) dhe gjysma e parë u mbyll me epërsi minimale për vendasit.
Në gjysmën e dytë gjërat u vështirësuan edhe më shumë për kombëtaren shqiptare, pasi që Ansi Agolli u përjashtua me karton të kuq (54’).
Megjithatë, kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe dhjetë minuta më vonë e barazuan rezultatin, ndërsa realizues ishte Erjon Bogdani (64’).
Mungesa e një lojtari në fushë bëri që Luksemburgu ta rikthente epërsinë përmes Aurelien Joachim (78’), ndërsa përjashtimi i Bogdanit me karton të kuq (85') shoi shpresat e Shqipërisë për të nxjerrë një barazim.
Pas kësaj humbjeje, Shqipëria mbetet e parafundit në Grupin D me tetë pikë, katër më shumë se Luksemburgu që gjendet i fundit.
Category: Futboll
o e kane shit lojen disa fytyra "emblematike" te kombetares... une nga dje jam me Zvicrren , me qe shume me shume Shqiptar po luajne aty se sa ne Kombetaren Shqiptare!
ReplyDelete