Shaqiri mban gjallës shpresat e Zvicrës (VIDEO)
Përfaqësuesja e Zvicrës ka regjistruar fitore 3-1 përballë Bullgarisë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Euro 2012 në Grupin G, ndërsa hero i takimit ishte Xherdan Shaqiri.
Mesfushori shqiptar shënoi het-trik në këtë takim për ta ngritur Zvicrën në kuotën e tetë pikëve, dhe për të shpresuar që në dy ndeshjet e mbetura të zë vendin e dytë në grup dhe të kualifikohet në fazat finale të Kampionatit Evropian të futbollit.
Ishin bullgarët ata që shënuan të parët, përmes Ivanov (9’), por ky rezultoi të ishte goli i nderit për mysafirët.
Shaqiri e barazoi rezultatin në fund të pjesës së parë (45’), ndërsa me dy golat e shënuar në pjesën e dytë (64’ dhe 90’), kompletoi het-trikun e tij dhe ia siguroi fitoren Zvicrës.
Category: Futboll
0 Komente