Negredo: Torres ende lideri i Spanjës

dardanmiftari | Wednesday, September 07, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Sevillas, Alvaro Negredo, ka hedhur poshtë sugjerimet se vendi i Fernando Torresit në përfaqësuesen e Spanjës është në rrezik për shkak të formës së dobët që po kalon ‘El Nino’ me Chelsean.
“Ai na vizitoi në zhveshtore pas vërshëllimës së fundit dhe më përgëzoi për golin. Unë nuk dua të flas nëse ai ishte i hidhëruar apo jo. Ishte një gjest i mirë prej tij që erdhi të na përgëzojë, edhe pse ishte vetëm pankinë ndaj Lihtenshtajnit”.

“Unë vërtet e kuptoj zhgënjimin e tij. Nuk është kurrë gjë e mirë kur udhëton me kombëtaren pa luajtur asnjë minutë të vetëm. Ai është bashkëlojtar i mirë dhe është ende një prej liderëve të ekipit”, është shprehur Negredo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...