Neymar te Santosi deri në verën e ardhshme

dardanmiftari | Monday, September 05, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Santosit, Neymar, nuk do të largohet nga klubi aktual deri në fund të sezonit evropian, ka thënë babai i lojtarit.
Spekulimet rreth të ardhmes së brazilianit janë intensifikuar edhe pas mbylljes së afatit kalimtar, sipas të cilave, ai ka marrëveshje për t’iu bashkuar Barcelonës.

Megjithatë, klubi brazilian dhe babai i lojtarit kanë mohuar diçka të tillë duke e bërë të qartë se 19-vjeçari do të qëndrojë edhe një sezon të plotë te Santosi.

“Neymar dëshiron të qëndrojë te Santosi deri në prill të vitit 2012”, ka thënë babai i lojtarit, Neymar da Silva Santos, për Radio Mana Mana.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...