Përçarje në kombëtare

dardanmiftari | Sunday, September 04, 2011 | 10 Komente

Nuk është befasi që përfaqësuesja e Shqipërisë ka pësuar humbje me rezultat 2-1 ndaj Francës, por madje duhet të jemi të kënaqur me këtë rezultat, pasi para ndeshjes kombëtarja jonë është ndarë në dysh.
Shiriti i kapitenit ishte problemi kryesor në zhveshtoren e kombëtares shqiptare, pasi Altin Lala duhej të qëndronte në stol ndaj Francës dhe kjo ka bërë që të hapej dilema mbi zëvëndëskapitenin.

Lorik Cana dhe Ervin Skela ishin përfshirë në një konflikt për shiritin e kapitenit, ku pas diskutimeve të ashpra, zhveshtorja është ndarë në kampin e lojtarëve kosovarë dhe atyre shqiptarë.

Madje besohet se se edhe pas ndeshjes lojtarët nuk janë parë duke biseduar shumë njëri me tjetrin, gjë që ka hedhur edhe më tej dyshime mbi kredencialet e kombëtares tonë për kualifikim në Euro 2012.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

10 comments:

  1. Une habitem se si e mbajne Ervin Skelen ne kombetare akoma?

    ReplyDelete
  2. Ca skele thojne ata skela ka haru me vdek , nuk e di a ka Bo ndonje rast ky skela ne historin e vet me komtaren ?

    ReplyDelete
  3. po çfare Skele ore, është marri e madhe që Skela ta mbaj shiritine kapitenit para Lorik Canës. Kur dihet se Cana është lojtari kyq në kombëtare.

    ReplyDelete
  4. i takon vetem canes perjet.skela ka qene i mire por tani ka mbaruar. keshtu qe cana meriton shiritin.

    ReplyDelete
  5. prap luan skela hahahahahalololool
    per ata nuk i shoh ndeshjet tash disa vjet ,,,,kjo asht me vra vetin mor zot hahahahaha

    ReplyDelete
  6. duhet te pastrohen disa lojtar si skela e shume te tjer qe shesin loja

    ReplyDelete
  7. E po shtylla e kombetares eshte vertet Cana i madh. Me aq dashuri perkushtohet ndaj kombetares dhe me shpirtin e tij mjaft luftarak, do te ishte turpi me i madh per Skelen t'i dilte para ketij gjigandi

    ReplyDelete
  8. Jam dakort qe Skela duhet te terhiqet,por Lala more komentues duhet te ishte terhequr me kohe,pastaj Skela nuk ka ikur jo se eshte varur nga deshira e tij po ne kombetaren tone nuk ka asnje pasardhes te denje fanatzist qe te zevendesoje Skelen...Sa per Canen jemi krenar qe e kemi ne kombetare dhe shiritin e kapitenit e meriton ,por nje kapiten i denje asnjehere nuk duhet te shfaqe nervozizem per ta marre shiritin shiriti shkon vete atje ku e ka vendin.

    ReplyDelete
  9. per futbollistat e kombtares seshte mire me fol keq mbas gjithe asaj qe ata kane dhene me sa kane pase fuqi, dhe ne tja dime per nder. pune tjeter qe tani jane vjeteru dhe si majne me komet.po une ja di per falemnerit skeles qe ne cdo kohe eshte i gatshem per kmobtaren megjithese morem nje humbje te pafalshme, klm cuna

    ReplyDelete
  10. Po si me i vjeter tek kombetarja qe eshte Skela i takon edhe shiriti i kombetares mendoj une, edhe eshte shume i qet gje qe i duhet nje kapiteni. Mendoj se Cana e ka tepru paksa.

    ReplyDelete

Shkruani Komentin Poshtë...