Reja nuk largohet nga Lazio
Përfaqësuesi i trajnerit të Lazios, Edy Reja, ka thënë se 65-vjeçari nuk e ka në plan që të largohet nga klubi kryeqytetas.
Pas fillimit të dobët të Lazios në sezonin e ri, Reja gjendet nën presion të madh, ndërsa ka pasur spekulime se ai mund të largohet nga posti i trajnerit.
“Ai nuk do të japë dorëheqje”, e ka bërë të qartë agjenti Marko Naletilic në një prononcim për Radio Mana Mana.
Category: Futboll
0 Komente