Robinho në dyshim për Barcën

dardanmiftari | Sunday, September 11, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Milanit, Robinho, është në dyshim për sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës, pasi u largua nga stërvitjet më herët se që ishte menduar.
Sky Sport Italia raporton se braziliani u largua nga Milanello para pjesës tjetër të skuadrës për shkak të një dëmtimi.

Robinho vetëm sa është rikthyer nga një lëndim në ije dhe kështu ai mungoi në miqësoren e Brazilit ndaj Ganës, ashtu sikurse ndaj Lazios të premten. Allegi do të shpresojë ta ketë të gatshëm brazilianin për sfidën që zhvillohet në Camp Nou, edhe pse indikacionet e para janë që kjo nuk do të ndodhë.

Milani nuk e ka konfirmuar zyrtarisht këtë lajm, përderisa Robinho duhet të rikuperohet në kohë për ndeshjen që zhvillohet të martën.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...