Roma fillon keq

dardanmiftari | Sunday, September 11, 2011 | 0 Komente

Roma ka pësuar humbje në hapje të kampionatit italian, Serie A dhe atë para tifozëve të vet nga Cagliari me rezultat 1-2.
Ndeshja ishte e balancuar nga fillimi, me Romën që dështoi të bënte impakt në këtë sfidë. Trajneri i ri Luis Enrique vendosi të luante me sistemin e tij tipik të Barcelonës, 4-3-3 i cili nuk funksionoi, pasi Cagliari dëshmoi se italianët janë ata të cilët mund t’i bëjnë ballë cilës do ideologjie.

Golin e parë të sfidës e shënoi Daniele Conti në minutën e 68-të, një minut para se Jose Angel të largohej nga loja me karton të kuq.

Disfatën e Romës e finalizoi El Kabir, i cili shënoi vetëm tri minuta pasi u inkuadrua në lojë për 2-0. Dhe rezultatin përfundimtar prej 2-1 e vuri Daniele De Rossi, gol që nuk vleu për asgjë.

Nga ana tjetër Fiorentina ka shënuar fitore me rezultat 2-0 ndaj Bolognas, ndërsa në këtë takim nga fillimi luajti Valon Behrami.

Udinese po ashtu nuk pati punë të vështirë ndaj Lecces, duke e mposhtur skuadrën e promovuar në Serie A me rezultat 2-0.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...