Sneijder: Mourinho më tha të qëndroj

dardanmiftari | Sunday, September 04, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Interit, Wesley Sneijder ka zbuluar arsyet pse ai kurrë nuk iu ka bashkuar Manchester Unitedit, ndërsa shkaktari kryesor ishte trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho.
Sneijder ka pranuar se ka biseduar me Unitedin për një transferim, por ai nuk kaloi kurrë në Old Trafford për shkak se vendimi përfundimtar ishte i influencuar nga Mourinho.

“Mourinho më telefonoi dhe më tha të qëndroj. Ai ka zemër interiste dhe ai gjithmonë më ka thënë të qëndroj në klub. Unë jam i lumtur që qëndrova, për shkak se kurrë nuk kam dashur të largohem dhe kështu tani nuk dua të flas më për Manchester Unitedin”.

“Agjenti im më telefonoi dhe më tha se Interi dëshiron të më shesë. Unë bisedova edhe me Manchester Unitedin, por më pas Eto’o u shit dhe gjërat ndryshuan”, deklaroi Sneijder për La Gazzetta dello Sport.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...