Zanetti sonte thyen rekordin e Bergomit?

dardanmiftari | Tuesday, September 20, 2011 | 0 Komente

Javier Zanetti pritet të thyejë rekordin e Giuseppe Bergomit si lojtari me më së shumti paraqitje për Interin, nëse ai paraqitet në ndeshjen e sotme në Giuseppe Meazza ndaj Novaras.
Argjentinasi barazoi numrin prej 756 ndeshjes me fanellën Nerazzure gjatë barazimit të vikendit kundër Romës. Dhe Zanetti është i ngazëllyer nga mundësia për të arritur këtë shifër rekorde.

"As që kam menduar se mund të jem kapiten i një klubi kaq të mrekullueshëm. Barazimi i rekordit të Bergomit ishte një moment shumë krenar për mua. Nuk ka mundësi për të shprehur se si ndjehem për këtë. Interi është një familje e madhe për mua dhe klubi është si shtëpi e dytë”, ka thënë Zanetti për Sky Sport 24.

38-vjeçari iu bashkua Interit nga Banfield në verën e vitit 2005 dhe që atëherë ka fituar, në mesin e të tjerave, pesë tituj të Serie A, katër Kupa të Italisë dhe një trofe të Ligës së Kampionëve. Zanetti ka kontratë me Interin deri në verën e vitit 2013.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...