Chelsea interesohet për Ross Barkley

dardanmiftari | Tuesday, September 20, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, është i interesuar në të riun e Evertonit, Ross Barkley, bën të ditur The Daily Mirror.
Portugezi raportohet se ka shfaqur interesim në 17-vjeçarin, me klubin që është i gatshëm të ofrojë 20 milionë funte që në afatin kalimtar të janarit.

Mesfushori, i cili mbush 18 vjet në dhjetor, ka përfaqësuar Anglinë në nivelin U-16 para se të kalojë në ekipin U-17 në vitin 2009, dhe vlerësohet si një prej të rinjve më të mirë në vend.

Klubi nga Londra veriore ka bërë interesim për të edhe gjatë verës, por menaxheri i Evertonit, David Moyes, ka kërkuar që Chelsea të qëndrojë larg lojtarit.

Megjithatë, Blutë duket se do të bëjnë ofertë në janar dhe janë të gatshëm të ndajnë një shumë serioze në tentim për të joshur të riun në Stamford Bridge.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...