Marcelo: Disfata nga Levante, mund të na humbë titullin

dardanmiftari | Tuesday, September 20, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, ka shprehur frustrimin e tij me disfatën 1-0 ndaj Levante gjatë të dielës, pasi mendon se disfata befasuese mund t’u kushtojë atyre me titull.
“Ne vërtet nuk duhet të humbim pikë kundër ekipeve si Levante. Gjëja më e keqe është se tre pikët që humbëm të dielën mund të dëshmohen vendimtare në fund të sezonit”.

“Humbja e ndeshjeve të tilla lëndon ambiciet tona shumë, pasi ju pritni t’i grumbulloni tre pikë të plota kundër tyre. Megjithatë, siç të gjithë pamë të dielën, gjithçka mund të ndodhë në ndeshjet kundër të ashtuquajturave ekipe të vogla”, ka thënë Marcelo.

Real Madridit pritet të shpërthejë nga disfata kur ata përballen me Racing Santander gjatë të mërkurës mbrëma.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...