Carvalho shënjestron Ligën e Kampionëve

dardanmiftari | Tuesday, September 20, 2011 | 0 Komente

Mbrojtësi i Real Madridit, Ricardo Carvalho, ia ka vënë syrin trofeut të Ligës së Kampionëve këtë sezon.
Mbretërit e mbajnë vendin e parë me nëntë tituj të fituar në garën më të madhe evropiane për klube, mirëpo hera e fundit që e ka fituar titullin ka qenë në vitin 2002.

“Ne arritëm në gjysmëfinale në sezonin e kaluar, që do të thotë se luajtëm mirë, mirëpo duam të kemi më shumë sukses këtë vit. Duhet të jemi në finale nëse e duam trofeun”, ka thënë Carvalho për faqen zyrtare të Realit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...