AVB i kënaqur me dy muajt e parë te Chelsea

dardanmiftari | Friday, October 07, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Chelseat, Andre Villas-Boas, është i kënaqur me progresin në dy muajt e parë të tij në Ligën Premier.
Me pesë fitore, një barazim dhe një disfatë në ligë, një fitore e një barazim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe progres në Kupën Carling, Villas-Boas ka bërë një start impresiv në Stamford Bridge.

“Mendoj se gjërat kanë shkuar mirë. Ne kemi pasur një start të mirë, përveç ndeshjes në Old Trafford ku ne kishim një paraqitje të mirë, por ishim të pafat me rezultatin”.

“Ne nuk bëjmë asgjë tjetër përveç asaj që duhet të bëjmë. Ne pritet të fitojmë çdo ndeshje dhe kjo është sfida të cilën e kemi. Disa rezultate kanë shkruar sipas dëshirës tonë dhe të tjerat jo”, ka thënë Villas-Boas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...