Ramsey: Kjo është e papranueshme

dardanmiftari | Friday, October 07, 2011 | 0 Komente

Aaron Ramsey e ka quajtur sezonin e deritashëm të Arsenalit si të papranueshëm.
Mesfushori i Topçinjve thotë se është e dhimbshme për lojtarët të qëndrojnë 12 pikë prapa rivalëve të Ligës Premier, pasi kanë humbur katër nga gjashtë ndeshjet e para.

“Ka qenë një kohë e vështirë për klubin tim. Ka qenë shumë frustruese deri tash me problemet të cilat kanë ndodhur në disa ndeshjet e kaluara. Ne nuk kemi treguar rezultatet të cilat jemi të aftë t’i arrijmë”, ka thënë Ramsey.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...