Cana: Edhe mund ta mposhtim Francën

dardanmiftari | Friday, October 07, 2011 | 0 Komente

Lorik Cana shpreson se Shqipëria mund ta befasojë Francën duke e fituar ndeshjen e sotme në “Stade de Rennes”.
“Mund të ndodhë që ne të fitojmë, por duhet të mblidhen shumë gjëra bashkë. E para duhet të jemi të gjithë në një ditë shumë të mirë, të zhvillojmë ndeshjen perfekte dhe sigurisht që na duhet edhe shumë fat. Vetëm në këtë mënyrë mund ta mposhtim Francën”, ka thënë Cana.

Shqipëria udhëton në Francë pas dy disfatave, një pikërisht kundër kundërshtarit të sotëm dhe një tjetër kundër Luksemburgut, të dyja me rezultat 2-1.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...