Ranieri: Mund ta fitojmë titullin

dardanmiftari | Friday, October 07, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Interit, Claudio Ranieri ka refuzuar që të dorëzohet në luftë për titullin e kampionit të Italisë, duke thënë se gjithçka mund të pritet nga skuadra e tij.
“Për mua, si gjithmonë, dy ekipet më të mira mbeten Milani dhe Interi, me Juventusin dhe Napolin tepër prapa nesh. Ne duhet ta rimarrim këtë rol, sepse unë jam i bindur se do ta fitojmë Scudetton”.

“Ne jemi prapa, ndoshta nuk do të fitojmë titullin, por do të ringjallemi. Si mund t’i vë kufinj një ekipi që fitoi gjithçka dy vite më parë dhe është ende kampion bote?”, u shpreh Ranieri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...