Chicharito nënshkruan kontratë të re me United

dardanmiftari | Thursday, October 13, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Manchester United, Javier Hernandez, ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare në Old Trafford, e cila do t’i ndihmojë sulmuesit t’u bashkohet lojtarëve më të paguar në klub.
“Ne e kemi rinegociuar kontratën e Javier dhe ai tash i ka dhënë besimin Manchester United për pesë vite”.

“Kontrata fillestare ishte e mirë për United dhe për Javier, pasi kjo u lejonte të dyja palëve të shohin nëse mund të përshtaten bashkë dhe nëse ai mund ta arrijë atë që pret nga vetja. Të dyja ekipet kanë dëshmuar se i plotësojnë pritjet dhe United kishte kënaqësinë ta shpërblejnë Javier pas performancave të mira sezonin e kaluar”, ka thënë agjenti i lojtarit, Eduardo Hernandez.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...