Eto’o kthehet te Interi?

dardanmiftari | Thursday, October 13, 2011 | 0 Komente

Sulmuesi i Anzhit, Samuel Eto’o besohet t’i ketë thënë presidentit të Interit, Massimo Moratti për të shqyrtuar një mundësi për një marrëveshje huazimi nga janari deri në mars, kur dhe fillon kampionati rus.
ANSA raporton se ishte vet sulmuesi kamerunas ai që ka kontaktuar Morattin për t’ia bërë të qartë opsionin e ri vetëm e vetëm për t’i ardhur në ndihmë ekipit të zemrës.

Samuel Eto’o kaloi nga Interi te Anzhi për 28 milionë euro, kurse me klubin rus fiton 20 milionë euro në vit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...