Talentët shqiptarë shkelin Islandën

dardanmiftari | Thursday, October 13, 2011 | 0 Komente

Përfaqësuesja e Zvicrës U-17 e cila përbëhet 80% nga futbollistë shqiptarë, ka demoluar Islandën me rezultat 5-1, ku katër nga pesë golat i shëuan futbollistët shqiptarë.
Fillimisht Tarashaj (10’) kaloi në epërsi ekipin përfaqësues të Zvicrës, para se Mazreku (19’) të dyfishonte epërsinë. Për 3-0 reazlizoi Garetto (22’), kurse Asmundsen e mbylli pjesën e parë me golin e nderit për Islandën.

Në pjesën e dytë shqiptarët e zyrtarizuan fitoren. Tali (69’) dhe Sulejmani (80’) shëuan dy gola tjerë për rezultatin përfundimtar 5-1, të sfidës që vleu për kualifikimet për evropianin U17.

Ky ekip i përfaqësueses së Zvicrës fitoi së fundmi Kampionatin Botëror për U-17 dhe konsiderohet si një prej ekipeve më më prespektivë të botës në rrafshin ndërkombëtar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...