Corinthians rikthehet në garë për Tevez

dardanmiftari | Monday, October 10, 2011 | 0 Komente

Menaxheri gjeneral i Corinthians, Edu, ka zbuluar se gjiganti brazilian ende është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Manchester Cityt, Carlos Tevez.
“Ishte shumë vështirë për të nënshkruar me të gjatë verës pasi ne kishim pak kohë; afati ynë kalimtar mbyllej. Tash ne jemi në Angli për të filluar negociatat, për të parë si është situata”.

“Ne do të shohim nëse mund të arrijmë një marrëveshje – ai është shumë i famshëm në Brazil dhe gjithkush e pëlqen, dhe fansat e duan atë. Situata po ndryshon. Le të shohim – unë dua ta shoh si është Carlos Tevez këtu, dhe si është situata”.

“Pastaj do të shkoj në Brazil do të flas me presidentin dhe do të shoh nëse mund të bëjmë diçka. Ka shumë gjëra për të menduar. Carlos Tevez ka shumë gjëra rrotull tij”, ka thënë Edu.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...