Szczesny dhe Cahill në planet e Barcës
Drejtori sportiv i Barcelonës, Andoni Zubizarreta, është duke bërë plane për të nënshkruar disa prej lojtarëve më të mirë të rinj në botë.
El Mundo Deportivo shkruan se ylli i Santos, Neymar, mbetet prioritet për Blaugranët, derisa edhe mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva po ashtu është në radar.
Portieri i Arsenalit, Wojciech Szczesny po ashtu është diskutuar, edhe pse Barca është në negociata me Lanus për portierin e ri Esteban Andrada.
Në repartin defensiv, mbrojtësi i Valencias, Jordi Alba dhe ai i Boltonit, Gary Cahill, janë duke u menduar, ndërsa në mesfushë, lojtari i Internacional, Oscar.
Në sulm, sulmuesi i Napolit, Edinson Cavani, është favorit për trajnerin Pep Guardiola, derisa Zubizarreta është duke përcjellë nga afër edhe progresin e yllit të Portos, Juan Manuel Iturbe.
Category: Futboll
0 Komente