Capello: Rooney do të jetë në Euro

dardanmiftari | Monday, October 10, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Anglisë, Fabio Capello, do ta marrë Wayne Rooneyn në kampionatin evropian vitin e ardhshëm.
Capello është i zhgënjyer me Rooneyn pas zemërimit dhe kartonit të kuq të së premtes në ndeshjen ndaj Malit të Zi. Derisa këtë javë pritet një vendim i UEFA-së për kohëzgjatjen e suspendimit, Capello është zotuar se nuk do ta lërë sulmuesin jashtë Euro 2012.

“Do ta marr Rooneyn në Euro, po. Shpresoj të jetë përjashtim për një ndeshje, mendoj se do të jetë”, ka thënë Capello.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...