Cuper: Barca, ekipi më i mirë që kam parë

dardanmiftari | Thursday, October 13, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Racing Santander, Hector Cuper, ka gjetur kohë për të lavdëruar Barcelonën në prag të ndeshjes së La Ligës që zhvillohet të shtunën në Camp Nou.
Ish-menaxheri 55-vjeçar i Valencias dhe Interit ka deklaruar se fituesit e Ligës së Kampionëve janë ekipi më i mirë që ai ka parë ndonjëherë dhe ka shtuar se asnjë ekip tjetër nuk u afrohet atyre.

“Kam një opinion të qartë për Barcelonën. Që kur unë kam qenë në botën e futbollit, kurrë nuk kam parë diçka si ata. Ata janë në kulm. Ata janë ekipi më i mirë në botë, shumë larg prej të tjerëve”, ka thënë Cuper.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...