Dalglish: United, një ndeshje si të tjerat

dardanmiftari | Thursday, October 13, 2011 | 0 Komente

Menaxheri i Liverpoolit, Kenny Dalglish, thotë se ndeshja derbi përballë Manchester United nuk është më e rëndësishme se ndeshjet tjera të Ligës Premier.
“Njerëzit thonë se kjo është ndeshja më e madhe e sezonit, por unë nuk e shoh asnjë ndeshje si të vogël ose të madhe. Kjo është edhe një ndeshje, edhe tre pikë të tjera për një fitore”.

“Dallimi i vetëm këtë herë është fakti se, nëse fitojmë, ne do t’u afrohemi më shumë atyre. Është një mundësi për të ndihmuar veten dhe për të penguar shanset e tyre në të njëjtën kohë”, ka thënë Dalglish.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...