Kaka: Mourinho më ka ndihmuar të kthej formën

dardanmiftari | Friday, October 07, 2011 | 0 Komente

Kaka ka deklaruar se trajneri Jose Mourinho ka luajtur një rol kyç në kthimin e tij në formë.
“Unë mund të them vetëm gjëra të mira për Mourinhon. Ai kishte mundësinë [t’i japë fund karrierës time] duke menduar, ‘Një lojtar i cili ka shumë përgjegjësi në shpinë nuk po ia del mirë, ne do ta shesim atë dhe të sjellim dikë tjetër në vend të tij, ai nuk është lojtari me të cilin unë nënshkrova’”.

“Por në fund, ai gjithmonë më ka ndihmuar. Është normale në futboll që trajneri të ketë besim në lojtarët, por ky besim është fituar në fushë dhe në stërvitje. Besoj se po fitoj besimin e trajnerit, pak nga pak. Ka qenë shumë vështirë pasi duhej të praktikoja seanca të cilat ishin tmerr për mua”, ka thënë braziliani.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...