Kundërpërgjigjet Barca (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, October 15, 2011 | 0 Komente

Barcelona nuk e ka lejuar Real Madridin që ta shijojë gjatë pozitën e parë në tabelë, pasi me fitore prej 3-0 kundër Racing Santanderit e ka rikthyer primatin në La Liga.
Pas kombinimeve me Andres Iniestan duke qitur jashtë lojë pesë mbrojtës, Lionel Messi kaloi vendasit në epërsi nga afërsia (11’).

Goli i dytë erdhi nga aksioni i Pedros dhe Xavit, ndërsa ishte ky i fundit që e plasoi në rrjet (28’) dhe me epërsi të dyfishtë përfundoi pjesa e parë.

Në gjysmën e dytë, Blaugranët shënuan vetëm një herë, ndërsa ishte sërish Leo Messi që e shfrytëzoi goditjen e Iniestas për ta trefishuar avantazhin e katalunasve (68’), ndërsa ky ishte goli i dhjetë për të këtë edicion në Kampionatin spanjoll.

Pas shtatë ndeshjeve, Barcelona ka pesë fitore dhe dy barazime, gjegjësish 17 pikë, një më tepër se rivali i përbetuar, Real Madrid.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...