Evertoni nuk i bën ballë Chelseat (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, October 15, 2011 | 0 Komente

Blutë kanë regjistruar fitore prej 3-1 përballë Evertonit në takimin e të shtunës mbrëma në Stamfrod Bridge.
Daniel Sturridge e zhbllokoi rezultatin (31’), pas asistimit të Ashley Cole, ndërsa John Terry dyfishoi epërsinë pas gjuajtjes së lirë nga Frank Lampard (45’+2).

Ramires shënoi për rezultatin prej 3-0, pasi pranoi një top nga Juan Mata (61’), kurse golin e nderit për mysafirët e shënoi Apostolos Vellios në minutën e 81-të.

Pas kësaj fitoreje, Chelsea i afrohet Manchester Unitedit në një pikë diferencë, ndërsa ka tre pikë më pak se lideri Manchester City.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...