Tjetër dështim i Interit (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, October 15, 2011 | 0 Komente

Përkundër shpresave që dha ardhja e trajnerit Claudio Ranieri, duket se kriza tek Interi nuk ka kaluar.
Zikaltrit janë mposhtur me rezultat 2-1 nga Catania, edhe pse gjysmën e parë e mbyllën me avantazh prej një goli.

Esteban Cambiasso shënoi në minutën e gjashtë, por me dy gola të shpejtë në fillim të gjysmës së dyte, nga Sergio Almiron (47’) dhe Francesco Lodi nga pika e bardhë (51’), sicilianët e fituan ndeshjen.

Pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara, Interi qëndron në pozitën e 17-të me vetëm katër pikë të grumbulluara.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...