Higuain shënon sërish het-trik (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, October 15, 2011 | 0 Komente

Me rezultat prej 4-1, Real Madridi e ka mposhtur Real Betisin në ndeshjen e të shtunës mbrëma të zhvilluar në Santiago Bernabeu.
Më meritori për këtë fitore të Los Blancos, ishte argjentinasi Gonzalo Higuain, i cili tundi tri herë rrjetën kundërshtare.
Fraksioni i parë i lojës u mbyll pa gola, ndërsa porsa nisi gjysma e dytë (46’), Higuain kaloi vendasit në epërsi pas asistimit të Cristiano Ronaldos.
Portugezi ishte i përfshirë edhe në golin e dytë, duke qenë se pasoi te Ricardo Kaka, i cili në mënyrë maestrale shënoi golin e dytë për Merengues (59’).
Jorge Molina u dha shpresa mysafirëve në minutën e 69-të, mirëpo Higuain i shoi këto shpresa pas vetëm një minute (70’).
Argjentinasi kompletoi het-trikun e tij në minutën e 73-të duke paraboluar portierin Casto dhe duke u barazuar në listën e golashënuesve me Lionel Messin.
Pas kësaj fitoreje, Real Madridi pozicionohet në maje të tabelës me dy pikë më shumë se Barcelona që ndeshjen e kësaj jave e zhvillon kundër Racing Santanderit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...