Paqe në Anfield (VIDEO)

dardanmiftari | Saturday, October 15, 2011 | 0 Komente

Beteja e parë e drejtpërdrejtë mes dy rivalëve të përbetuar në futbollin anglez e zhvilluar në Anfield mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit ka përfunduar me rezultat 1-1.
Ishte kjo një sfidë që si zakonisht në Anfield u përball me mungesë të golave dhe rasteve. Kjo ndoshta u diktua edhe më shumë nga formacionet kontraverse.

Steven Gerrard luajti nga fillimi i takimit si i rikthyer nga lëndimi, përderisa befasia ishte lënia në stol e Wayne Rooneyt dhe Chicharitos, pasi skocezi Ferguson vendosi t’ia fillonte takimit të madh me Ryan Giggs dhe Danny Welbeck në sulm.Pjesa e parë përfundoi pa gola, me disa tentime të kota nga distanca dhe me një lojë tejet monotone.

Në fraksionin e dytë shohim ndeshje komplet tjetër. Liverpooli filloi ta atakonte me seriozitet portën e Djajve, ndërsa efektet vërehen tek pas një ore lojë.

Një gjuajtje të lirë për mrekulli e ekzekutoi Steven Gerrard (68’), gol me të cilin e kaloi në epërsi Liverpoolin dhe shënoi rikthimin e tij të fuqishëm në fushat e blerta pas lëndimit. Sir Alex Ferguson si strateg i madh që është, reagon dhe fut në lojë Wayne Rooneyn, Nanin dhe Javier Hernandez. Dhe, kur flasim për këtë të fundit, sigurisht duhet të kemi respekt të veçantë.

Kjo pasi Chicharito shfrytëzoi një harkim në zonë për të shënuar me kokë për 1-1 dhe barazimin e rezultatit. Edhe njëherë Hernandez tregoi se di ta bëjë diferencën atëherë kur duhet më së shumti, pa marrë parasysh se kishte një ‘hektar’ hapësirë në zonën e The Reds (81’).

Ndeshja vazhdoi dhe Liverpooli ishte shumë pranë golit të fitores me anë të Kuyt, por tentimet e The Reds u treguan të kota dhe kështu, beteja e parë direkte këtë sezon përfundoi pa fitues.

Me këtë barazim Manchester United do të ketë 20 pikë në pozitën e parë në tabelë, duke i dhënë mundësi Manchester Cityt që ndaj Aston Villas ta marrë kreun e klasifikimit. Liverpooli mbetet në pozitën e pestë me 14 pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...