Lala i thotë lamtumirë kombëtares
Kapiteni i Shqipërisë në futboll, Altin Lala, do të heqë dorë nga kombëtarja dhe tashmë ka luajtur ndeshjen e fundit zyrtare, në barazimin 1-1 ndaj Rumanisë.
Lala do të bëjë edhe një paraqitje lamtumirëse në ndeshjen miqësore ndaj Azejbajxhanit në muajin nëntor.
“Ndaj Rumanisë ishte ndeshja ime zyrtare e fundit me ekipin kombëtar. Në nëntor në miqësoren me Azerbajxhanin them se mund të jetë ndeshja ime e fundit me kuqezinjtë. Zemra ime rreh me ngjyrë të kuqe, kështu që do të vijoj ta mbështes kombëtaren”.
“Kam kaluar një kohë shumë të bukur dhe me shumë trajnerë. Prandaj dua t’i falënderoj të gjithë trajnerët, dashamirësit, tifozët, familjen që më ka ndihmuar gjatë gjithë këtyre viteve, dhe shpresoj që një ditë t’ia arrijmë qëllimit e të kualifikohemi evenimentet të mëdha”, ka deklaruar Lala për Sportin Shqiptar.
Category: Futboll
0 Komente