Mourinho: Mirë që kam Higuain dhe Benzeman

dardanmiftari | Sunday, October 16, 2011 | 0 Komente

Trajneri i Real Madridit, Jose Mourinho, ka deklaruar se ai nuk e ka aspak problem që ka në ekip edhe Gonzalo Higuain edhe Karim Benzeman, të dy në top formë.
“Në futboll është e vështirë për dikë që ta lë në lojë një lojtar pesë ndeshje ose gjashtë radhazi. Benzema e filloi sezonin mirë dhe Higuain jo për shkak se mungoi në parasezonë, por tani Higuain është në formë dhe fatmirësisht ekipi i ka të dytë tani”.

“Benzema ishte në pankinë dhe do të inkuadrohej në rast të vështirësive. Ai do të luante po që se ndeshja do të kishte mbetur baraz, por nuk kishte arsye ta rrezikoj atë, pasi nuk kemi pasur probleme me rezultatin. Unë e di se njerëzit thonë që të kem dy sulmues në formë të mirë është problem, por unë mendoj se është e kundërta. Problem është të jetë vetëm njëri, apo asnjëri në formë”, ka thënë Mourinho pas fitores së lartë ndaj Betisit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...