FA të hetojë Luis Suarezin

dardanmiftari | Sunday, October 16, 2011 | 0 Komente

Patrice Evra Federata Angleze e Futbollit (FA) ka bërë të ditur hapjen e hetimeve për deklaratat kontraverse në fund të ndeshjes derbi mes Liverpoolit dhe Manchester Unitedit.
Patrice Evra u ka thënë mediave franceze se Luis Suarez i Liverpoolit vazhdimisht e ka ofenduar në mënyrë raciste, pohime këto të cilat do t’i hetojë FA.

Sipas Darren Tulett, gazetar i Canal Plus, Evra ka pohuar se uruguaiani së paku dhjetë herë e ofendoi në mënyrë raciste vetëm për ta shpërqëndruar nga ndeshja.

“Ka kamera dhe ju mund ta shihni atë duke më thënë fjalë të caktuara së paku 10 herë. Nuk ka vend për ato fjalë në vitin 2011. Gjyqtari e di këtë”, theksoi Evra.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...