Trapattoni: Napoli favorit për titull
Strategu italian, Giovanni Trapattoni, ka deklaruar se Napoli është favorit për titull, teksa thotë se Interit i ka përfunduar epoka.
“Napoli është favorit për Scudetto. Ata janë thjesht shumë të fortë për pjesën tjetër, por kam frikë mos do t’i kaplojë entuziazmi”.
“Interi? Kam ndjesinë se epoka e tyre po merr fund. Më kujtohet kur i ndodhi Juventusit tim. Interit i duhet durim me vite tani. Interi duhet ta rigjejë veten”, tha veterani italian.
Category: Futboll
0 Komente