Rooney: Dalglish e ka rimëkëmbur Liverpoolin

dardanmiftari | Thursday, October 13, 2011 | 0 Komente

Ylli i Manchester United, Wayne Rooney, ka një respekt të madh për trajnerin e ekipit rival, Liverpool, Kenny Dalglish.
“E kam përcjellë shumë atë. Ai ishte një lojtar fantastik dhe, për mua, ai mbase është një prej lojtarëve më të mirë që kam parë, të jem i sinqertë. Ai shënonte gola, ai lidh lojën, për mua ai ishe një lojtar i madh”.

“Liverpooli ka bërë disa nënshkrime të mira dhe meqë nuk janë kualifikuar për Ligën e Kampionëve, ata do të jetë të etur të rikthehen në të”.

“Ata do të tentojnë të futen në top katërshe, me nënshkrimet që kanë sjellë, ata janë të aftë ta bëjnë këtë. Andaj ne duhet të jemi të vetëdijshëm dhe të përpiqemi t’i mposhtim ata këtë herë”, ka thënë Rooney.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...