Salihi: Kemi merituar më shumë

dardanmiftari | Thursday, October 13, 2011 | 0 Komente

Hamdi Salihi thotë se kombëtarja shqiptare ka merituar më shumë se pozita e parafundit në grupin D kualifikues për Euro 2012.
“Pikët nuk i përgjigjen punës që kemi bërë në kompleks, pasi po të merren të gjitha ndeshjet bashkë, mund të kishim pasur më shumë pikë. Kanë qenë momente të veçanta, ku kemi humbur përqendrimin dhe kemi gabuar. Për mua, e përgjithshmja e këtyre eliminatoreve është pozitive”, ka thënë Salihi për Sportin Shqiptar.

Sulmuesi i Rapidit të Vjenës ka përmendur disfatën nga Luksemburgu dhe lojën jo të mirë me Bosnjën si momente kyçe në rënien e kuqezinjve.

“Them se kemi bërë një ndeshje të dobët me Luksemburgun dhe një pjesë loje jo të mirë me Bosnjën, por pjesa tjetër ka qenë pozitive për këtë kombëtare. Ekipi kombëtar është i të gjithëve. Që nga humbja me Bosnjën, lojtarë, trajnerë, stafi, gazetarë e tifozë kanë lëshuar”.

“Pra, kombëtaren duhet ta mbajnë të gjithë, jo vetëm lojtarët që luajnë në fushë. Pasqyrë e kësaj është numri i paktë i tifozëve në stadium, për të parë takimin me Rumaninë. Faji është yni, por edhe i të gjithë faktorëve që përmenda më sipër. Ndeshjet e kombëtares duhet t’i shikojmë si festë”, ka shtuar 27-vjeçari.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...