Toure: Guardiola më largoi nga Barca
Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure, ka kritikuar trajnerin e Barcelonës, Pep Guardiola, për largimin e tij nga Camp Nou në verën e vitit 2010.
“Kurdo që e pyesja Guardiolën diçka, ai gjithmonë më jepte përgjigje të çuditshme. Ai më ka injoruar shumë derisa erdhi oferta e Cityt. Kjo është arsyeja se pse vendosa të largohem. Nuk kam folur me Guardiolën për një vit”.
“Nëse ai do të kishte folur me mua, do të kisha qëndruar te Barcelona. Nuk doja të largohem dhe doja t’i jap fund karrierës te Barcelona. Megjithatë, ai nuk kishte besim në mua. Doja të qëndroja, por ai nuk dëshironte që unë të qëndroja”, ka thënë Toure.
Category: Futboll
0 Komente