Anglia më e fortë se Spanja (VIDEO)
Përfaqësuesja e Anglisë ka shënuar fitore në miqësoren e shumëpritur kundër Spanjës, kampionit në fuqi të Evropës dhe botës.
Takimi i zhvilluar të shtunën mbrëma në stadiumin Wembley ka përfunduar me rezultat prej 1-0 në favor të Tre Luanëve.
Skuadrat zhvilluan një gjysmë të parë interesante, e cila përfundoi pa gola. Duhet theksuar se formacioni startues i Spanjës u dominua nga yjet e Barcelonës (Pique, Busquets, Xavi, Iniesta, Villa) dhe Real Madridit (Casillas, Arbeloa, Ramos, Xabi Alonso), të cilët nuk arritën të tregoheshin të suksesshëm përballë nikoqirit.
Me të filluar gjysma e dytë erdhi goli i Anglisë. James Milner fitoi një gjuajtje të lirë, të cilën e ekzekutoi në drejtim të Darren Bent që goditi me kokë, ndërsa topin e kthyer e plasoi në rrjet mesfushori i Chelseat, Frank Lampard (49’). Në vazhdim nuk u shënuan gola të tjerë, ashtu që me epërsi minimale Anglia e fitoi takimin. Kjo është një fitore e rëndësishme për forcimin e vetëbesimit të të zgjedhurve të Fabio Capellos.
Në takimet tjera miqësore, më herët Meksika e ka mposhtur Serbinë me rezultat prej 2-0, me dy gola të shënuar nga ylli Manchester United, Javier Hernandez.
Ndërsa një humbje befasuese prej 4-1 e ka pësuar Norvegjia nga Uellsi.
Category: Futboll
0 Komente