Bolt dhe Pearson, atletët e vitit
Xhamajkani Usain Bolt dhe australiania Sally Pearson janë atletët më të mirë të vitit, sipas Federatës Ndërkombëtare të Atletikës (IAAF).
Kjo është hera e tretë që Bolt e merr këtë epitet, pasi e ka fituar edhe në vitet 2008 dhe 2009, ndërsa për Pearson është hera e parë që i gëzohet këtij titulli.
Në rrethin e ngushtë të të nominuarve ishin Yohan Blake (Xhamajka), David Rudisha (Kenia), Valerie Adams (Zelanda e Re) dhe Vivian Cheruiyot (Kenia).
Category: Atletikë
0 Komente