Ballack: Chelesa është katastrofë!

dardanmiftari | Friday, November 25, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Bayer Leverkusenit, Michael Ballack ka pranuar se Chelsea është dobësuar dukshëm dhe ai këtë e vërejti në ndeshjen e mesjavës.
Chelsea pësoi humbje me rezultat 2-1 teksa Bayer Leverkusen u rikthye nga disavantazhi për t’ia rrezikuar kualifikimin Chelseat që tani duhet ta mposhtë patjetër Valencian.

“Keni mundur ta ndjeni në fushë”.

“Çdo minutë që kalonte, sidomos në fillim të ndeshjes, ata nuk ishin aq të fortë sa janë zakonisht. Edhe kur ishin në epërsi, ata nuk ishin të sigurtë dhe nuk kanë pasur besimin që zakonisht e kanë dhe ne këtë e kemi ndier në fushë”, deklaroi Ballack.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...