Bilic: Nuk prisja rezultat të tillë

dardanmiftari | Saturday, November 12, 2011 | 0 Komente

Bosi i Kroacisë, Slaven Bilic, ka pranuar se ai nuk e ka pritur as se si rezultatin prej 3-0 ndaj Turqisë në Turk Telekom Arena.
“Kur vini në një stadium të tillë, askush nuk pret rezultat të tillë. Ne e kemi ditur se nuk do të jetë lehtë. Më pas goli i hershëm na dha avantazhin”.

“Turqia pasoi mirë topin në pjesën e parë, por në vend të tyre ne shënuam golin. Më pas e shënuam edhe një gol tjetër në pjesën e dytë. Ne e merituam fitoren edhe me më shumë gola. Ishte fantastike. Dua të përgëzoj lojtarët e mi për paraqitjen”, tha Bilic.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...