Hiddink merr përgjegjësinë për disfatën

dardanmiftari | Saturday, November 12, 2011 | 0 Komente

Përzgjedhësi i Turqisë, Guus Hiddink, e ka marrë personalisht përgjegjësinë për dështimin e ekipit të tij para publikut turk ndaj Kroacisë, ku turqit pësuan disfatë të thellë prej 3-0.
“Unë jam përgjegjës për rezultatet. Lojtarët duhet të ekzekutojnë mirë gjërat, por unë marr përgjegjësinë. Mendoj se vendi i dytë kualifikues prapa Gjermanisë ishte pritje realiste, por kemi pasur ekip me djem që luajnë në kampionate të mëdha”.

“Vërtet nuk e di si mund të vijnë këto rezultate, kur kemi lojtarë që luajnë në Ligën Premier dhe Bundesliga, ata kanë përvojë në ndeshjet e mëdha”, pohoi Hiddink.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...