Cesc: Reali nuk do të lëshojë pikë para ‘el Clasicos’

dardanmiftari | Monday, November 21, 2011 | 0 Komente

Mesfushori i Barcelonës, Cesc Fabregas, beson se Real Madridi do ta mbajë vendin e parë në tabelë deri në përballjen me skuadrën e tij në muajin dhjetor.
Mbretërit kanë fituar tetë ndeshje radhazi në La Liga dhe gjenden në krye të tabelës me tre pikë më shumë se Blaugranët, ndërsa dy rivalët e përbetuar më 10 dhjetor zhvillojnë derbin e madh, ‘el Clasico’.

“Ata nuk do të humbin pikë”, ka thënë 24-vjeçari për Marca.

Nga ana tjetër, Fabregas është shprehur i kënaqur me paraqitjet e tij te katalunasit, ndërsa ka pohuar se Xavi ka ndikim të madh në lojën e tij.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!

0 Komente

Shkruani Komentin Poshtë...